Kosova mund të hyjë në BE sipas modelit të UEFA

553
Qendra e Politikave Europiane (EPC) me seli në Bruksel vlerëson se Kosova mund të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian, edhe pse nuk është pranuar nga të gjitha shtetet e BE-së, sipas modelit të anëtarësimit në UEFA dhe disa organizata të tjera.

EPC, analizat e së cilës ndiqen nga Komisioni Europian dhe institucionet e tjera të BE-së, në dokumentin për diskutim, thekson se qëllimi i Prishtinës për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim dhe hyrje në BE vazhdon të jetë i dyshimtë, për shkak të rezultateve të mangëta të reformave të nevojshme europiane për sundimin e ligjit, demokracisë efektive dhe ekonomisë së tregut.
Sigal