Kosova bëhet gati për 11 qershorin, fondi 5 milionë euro

486
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovës ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

Pas caktimit të datës nga Presidenti Hashim Thaçi, kryetarja e KQZ, Valdete Daka thirri mbledhjen e institucionit që drejton dhe theksoi se do t’i dërgohet të gjitha institucioneve ndërkombëtare ftesë për vëzhgim të zgjedhjeve.

Këshilli për Buxhet dhe Prokurim i KQZ-së ka miratuar fondin prej afro 5 milionë euro për organizimin dhe zhvillim min e zgjedhjeve.

Tashmë pritet që partitë të aplikojnë për tu regjistruar në KQZ, të hartohet lista e votuesve, të bëhet regjistrimi i tyre dhe akreditimi i vëzhguesve dhe i mediave.

“Afati i fundit për aplikim të subjekteve politike është 18 maj. Ndërsa periudha e çertifikimit të listës së votuesve është 1 qershor, periudha e publikimit të listës së qendrave të votimeve është 15 maj. Këshilli për Operacione Zgjedhore ka rekomanduar që periudha ose fushata parazgjedhore të zgjatë 10 ditë”, thanë zyrtarët e KQZ.
Sigal