Kosova ambasadë në Kanada, do fuqizohen marrëdhëniet

521
Marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe Kanadasë do të fuqizohen në muajt në vijim me hapjen e ambasadës kosovare në Otavë dhe me nënshkrimin e disa marrëveshjeve kyçe bilaterale në fushat e ekomonisë, tregtisë dhe bashkëpunimit politik. Këtë e paralajmëroi sot zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Petrit Selimi, në një takim lamtumire me ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovën, Louise LaRocque.
Ambasadorja kanadeze në Kosovë, Louise LaRocque, theksoi se Kanadaja mbetet një partnere e fuqishme e Kosovës në afirmimin e saj në arenën ndërkombëtare. Zëvendësministri Selimi falënderoi ambasadoren LaRocque për bashkëpunimin e frytshëm ndërshtetëror, e posaçërisht në rrafshin ekonomik. Selimi vlerësoi lartë marrëdhëniet me Kanadanë dhe i shprehu mirënjohje ambasadores LaRocque për mbështetjen e plotë të shtetit kanadez për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në organizata të tjera të rëndësishme ndërkombëtare.
Sigal