Sigal

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pritet të takohet javën e ardhshme me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.

Kosova Press shkruan se Thaçi dhe Trump do flasin për korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi. Mësohet se Thaçi dhe Trump do flasin edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

Me theks të veçantë në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje paqësore.

Muajin e kaluar, këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Xhon Bolton deklaroi se administrata amerikane mbështet dialogun Kosovë-Serbi dhe la të hapur mundësinë e pranimit të një marrëveshjeje që mund të arrihet mes tyre.