Koronavirusi alarmon Evropën: Konfirmohen rastet e para në Francë dhe Gjermani

467
Sigal

Autoritetet gjermane shëndetësore konfirmuan një rast të koronavirusit në Bavari.

Më parë, tre raste u gjetën edhe në Francë, ku pacientët kishin udhëtuar së fundmi në Kinë. Rasti i parë në Gjermani u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë bavareze mbrëmjen e së hënës.

Burri i prekur nga virusi është nga Starnberg, në jug të Mynihut, dhe është në një “gjendje të mirë”, sipas autoritetit shëndetësor.

Ministria lëshoi një deklaratë duke thënë se ai ishte nën mbikëqyrje në një repart izolimi dhe se rreziku i infektimit për njerëzit e Bavarisë aktualisht konsiderohet të jetë “i ulët”.
Përafërsisht 50 raste janë regjistruar jashtë Kinës.

Pothuajse të gjithë pacientët ishin kthyer kohët e fundit nga Kina. Në disa raste ndërkombëtare, virusi u kalua midis anëtarëve të familjes.

Ministri gjerman i shëndetësisë Jens Spahn tha në Twitter të martën se Gjermania është e përgatitur mirë.

“Pritej që virusi të vinte në Gjermani”, shkroi ai. “Rasti në Bavari tregon se ne jemi përgatitur mirë”.

Virusi e ka origjinën nga provinaca kineze Wuhan dhe tashmë u ka marrë jetën 106 personave dhe ka infektuar më shumë se 4500.