Koreja e Veriut zhvillon paradë ushtarake pa raketën bërthamore

502
Sigal

Koreja e Veriut duket se ka hequr dorë nga raketat balistike.

Në paradën e fundit ushtarake për të përkujtuar 70 vjetorin e krijimit, nuk u shfaq ndonjë rakete balistike ndërkontinentale (ICBMs).

Është gjithashtu e paqartë nëse udhëheqësi Kim Jong-un bëri një fjalim në këtë ngjarje.

Një shfaqje e madhe e ICBMs – të cilat potencialisht mund të arrijnë në kontinentin e SHBA, duke mbajtur një kokë bërthamore – do të ishin parë si provokative.

Asnjë filmim i paradës nuk është publikuar, por agjencia e lajmeve AFP, e cila kishte një reporter në vendngjarje tha se nuk kishte parë ICBM-të.