Koreja e Veriut teston raketën e re, SHBA e Japonia thërrasin Këshillin e Sigurimit

489
Në vazhdën e testimeve të saj të shumta të armëve, Koreja e Veriut ka kryer një tjetër test të një rakete balistike e cila sipas penianit ka aftësinë për të mbajtur edhe bomba bërthamore.

Media shtetërore raportoi se arma e re e testuar arriti një lartësi maksimale prej 2.000 kilometrash dhe përshkroi afro 700 kilometra distancë, duke goditur Detin e Japonisë.

Sipas mediave ndërkombëtare, raketa duket se ka aftësinë për të dalë nga atmosfera dhe për të hyrë sërish në të, gjë që sipas ekspertëve është një gjë mjaft e rëndëisshme për një vend që synon të ndërtojë raketa balistike që mund të godasin në të gjitha kontinentet.

Koreja e Veriut ka nxituar që ta konsiderojë testimin një sukses, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, kanë thirrur një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së. Kjo mbledhje pritet të zhvillohet ditën e martë, ndërkohë që palët pritet të mbështesin edhe njëherë idenë e shtimit të sanksioneve për Korenë e Veriut.

Peniani përgjatë viteve të fundit ka vijuar me zhvillimin e programeve për prodhimin e armëve pavarësisht rezolutave të OKB-së, të cilat ja ndalojnë dicka të tillë.

Koreano-veriorët pretendojnë se kanë arritur të ndërtojnë sisteme lancimi të afta për të goditur edhe Shtetet e Bashkuara, ndonëse ekspertët mbeten skeptikë për diçka të tillë.

Përgjatë kësaj kohe, perëndimorët kanë kërkuar shtimin e sanksioneve për shtetin diktatorial, ndërsa ShBA nuk ka përjashtuar as mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ushtarake të karakterit parandalues. 
Sigal