Koreja e Veriut: Stërvitja provë për sulm bërthamor

547
Bombarduesit e forcave ajrore amerikane B-1, të shoqëruar nga avionë luftarakë nga Koreja e Jugut dhe Japonia fluturuan pranë gadishullit Korean. Ky veprim është pasuar nga kritika të ashpra nga Koreja e Veriut përpara udhëtimit të Presidentit Donald Trump në rajon.
“Misioni i vazhdueshëm i pranisë së bombarduesve” ishte planifikuar paraprakisht dhe nuk ishte “në përgjigje të ndonjë ngjarjeje të tanishme”, tha zëdhënësi i forcave ajrore kapiten Candice Dillitte.
Bombarduesit amerikanë B-1 që fluturojnë nga Guam janë parë rregullisht te fluturojnë mbi Gadishullin Korean.
Peniani e quajti stërvitjen një provë e drejtuar për një sulm bërthamor të papritur.
Të hënën, zyrtarët e SHBA, Koresë së Jugut dhe Japoneze dolën me nje deklaratë, duke i bërë thirrje Koresë së Veriut të “përmbahet nga provokimet e papërgjegjshme” dhe të largohet nga “rruga e saj destruktive dhe e pamatur” e zhvillimit të armëve bërthamore.
Sigal