Koreja e Veriut lëshon raketën e parë me rreze të gjatë pavarësisht thirrjeve të Perëndimit

507
Koreja e Veriut njoftoi sot se ka realizuar me sukses lëshimin në orbitë të një sateliti në sajë të një rakete me rreze të gjatë, një veprim i dënueshëm gjerësisht si një formë testi të maskuar të një rakete balistike, me kapacitet të plotë armatimi për të goditur territorin amerikan.

Ky veprim në shkelje të plotë të disa rezolutave të Kombeve të Bashkuara ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i cili u mblodh në mënyrë urgjente në Nju Jork. Sakaq, ky akt bie si këmbanë alarmi si një sfidë e re për komunitetin ndërkombëtar që synon tashmë të vërë sanksione të mëtejshme për Phenianin pas testit të katërt bërthamor më 6 janar.
Fakti se stacioni i fundit në hapësirë i raketës së pajisur me një satelit nuk është konfirmuar ende nëse ka arritur në orbitë. Por një zyrtar amerikan i mbrojtjes deklaroi se një pajisje ka gjasa të ketë fituar terren në hapësirë. Një prezantuese e televizionit zyrtar koreano-verior sqaroi se kjo nismë me urdhër të posaçëm të udhëheqësit Kim Jong-Un, kishte mundur të zhvendoste me sukses satelitin tonë vëzhgues të Tokës Kwangmyong 4 (…) në orbitë.
Sigal