Koreja e Veriut hedh tre raketa balistike

568
Koreja e Veriut ka gjuajtur tre raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, thotë ushtria amerikane cituar nga BBC. Raketat u nisën nga një vend në krahinën Gangwon duke udhëtuar për 250 km, thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.

Që nga shkrepja e një arme balistike ndërkontinentale muajin e kaluar, Pheniani ka kërcënuar rajonin amerikan të Guamut në Paqësor.

Por, testi i fundit nuk kërcënonte SHBA dhe Guamin, tha ushtria amerikane. Testet e raketave të Koresë së Veriut shpesh vijnë në përgjigje të ushtrimeve ushtarake të Koresë së Jugut në bashkëpunim me ushtrinë amerikane.

Mijëra trupa amerikane dhe koreanejugore po marrin pjesë aktualisht në stërvitjet e përbashkëta ushtarake, të cilat kryesisht janë ushtrime të simuluara me kompjuter. Sulmet me raketa kanë zgjatur përreth 30 minuta.

“Ushtria po mban një mbikëqyrje të ngushtë mbi Veriun për të përballuar provokimet e mëtejshme”,tha ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.
Sigal