Koreja e Jugut teston raketat e reja, dhe ngre gjithë Veriun në këmbë

466
Sigal

Koreja e Jugut ka deklaruar dje se ka testuar me sukses gjuajtjen e një raketë të re balistike, e cila është në gjendje të dërgojë një ngarkesë një tonësh në çdo anë të Koresë së Veriut. Lëshimi i raketës është bërë më 23 mars, vetëm dy ditë para se testi i Koresë së Veriut gjuajti dy raketa balistike me rreze të mesme të afta për të goditur Japoninë. Njoftimi për rezultatet e testit ka të ngjarë të rris tensionet aktuale në gadishullin Korean, ku këtë javë dy rivalët kanë lëshuar me qindra predha zjarri drejt ujërave territoriale të njëri-tjetrit. Raketa e re e Koresë së Jugut , e aftë të mbajë një ngarkesë një- ton deri në 500 kilometra ( 310 milje), është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje të arritur në vitin 2012 me Shtetet e Bashkuara për të trefishuar bazën e raketave balistike në jug. Shtetet e Bashkuara stacionuan 28,500 trupa në Korenë e Jugut dhe garanton një “ombrellë” bërthamore në rast se ndodh ndonjë sulm atomik. Në kthim, Seul i pranon kufizimet në kapacitetin e saj të raketave, i cili më parë kishte operuar me raketa që shkonin deri në 300 kilometra dhe ishin 500 kilogram. Duke pasur parasysh ambiciet e programit bërthamor të Koresë së Veriut, Jugu ka kërkuar shpesh që limitet e saj të zgjerohen. Marrëveshja e vitit 2012, e cila ishte denoncuar si një provokim nga e Pyongyang, e lejon Jugut që të vendosi raketa me një gamë maksimale prej 800 kilometrash. Ndërsa mbushja maksimale për atë varg mbetet 500 kilogramë, të dy parametrat janë të lidhura anasjelltas, në mënyrë që për distancat e shkurtra të lejohet rritja e mbushjes përkatëse. Vetëm një muaj më parë, marrëdhëniet ndër- koreane duket se shijuan një lloj shkrirje. Në shkurt të dy rivalët kishin bisedime të rralla, të nivelit të lartë, pas së cilës ata realizuan bashkimin e parë për më shumë se tre vjet për familjet e ndara nga Lufta e Koresë në 1950-53. Edhe kur filluan ushtrimet vjetore ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-së, protestat nga Pyongyang ishin relativisht të mbytura, dhe u fol për takime të mëtejshme të nivelit të lartë. Por humori u përkeqësua shpejt, dhe javët e fundit e kanë parë Korenë e Veriut të zhvillojë një seri testesh raketash, e cila arriti kulmin muajin e kaluar gjatë qitjes së dy raketave balistike me rreze të mesme. Të hënën, Koreja e Veriut kreu një stërvitje më zjarr ‘live’ përgjatë kufirit të diskutueshëm detar. Pasi disa predha kaluan kufirin, Koreja e Jugut iu përgjigj dhe të dyja palët shkarkuan qindra raketa në ujërat e njëri-tjetrit. Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong- Un paralajmëroi këtë javë se situata në gadishull ishte “shumë e rëndë” dhe u zotua që ta “shtypte tërësisht” atë që ai e quajti një politikë inxhinierike armiqësore të SHBA-së.

Marrë nga Yahoo News