Koreja e Jugut publikon foto të raketës së Koresë së Veriut

497
Ministria e Mbrojtjes së Koresë së Jugut ka publikuar disa foto, për të cilat pretendon se janë mbetje të raketës së hedhur nga Korea e Veriut. Vendi komunist tha se të dielen e 7 shkurtit ka hedhur në orbitë një satelit, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj e shohin këtë veprim si kamuflim të planeve të Penianit për zhvillimin e teknologjisë balistike raketore që mund të përdoret për armë bërthamore.
Fotot tregojnë pjesën e parme të një rakete, e cila u gjet në jugperëdnim të detit Jeju të dielën nga ushtria e Koresë së Jugut.
Edhe në 2012 Koreja e Veriut tha se lëshoi një raketë me reze të gjatë , duke e quajtur një satelit komunikimi në hapësire, por asnjë sinjal i saj nuk është zbuluar deri tani.
Presidentja e jugut, Park Geun Hye zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan Barak Obama dhe kryeministri japonez Shinzo Abe, ku u ra dakord për vendosjen e sanksioneve të forta ndaj Koresë së Veriut nga Organiztata e Kombeve të Bashkuara.
Lëshimi i raketës erdhi vetëm disa javë pas testit të katërt bërthamor më 6 janar nga vendi komunsit, i cili u kritikua ndërkombëtarisht, vecanërisht nga Shtetet e Bashkuara dhe fqinjet si Koreja e Jugut dhe Japonia. Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi ashpër veprimin e Penianit, duke paralajmëruar pasoja të rënda.
Sigal