Korea e Veriut kërcënon se do të sulmojë Shtetet e Bashkuara

613
Korea e Veriut kërcënoi se “do të hakmerret fort kundra Shteteve të Bashkuara”, nëse kjo e fundit nuk anullon stërvitjet ushtarake shumëkombëshe të planifikuara për të filluar të hënën. Korea ee Jugut zhvillon ushtrimet e përvitshme me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë, “për të rritur gadishmërinë, për të mbrojtur rajonin dhe për të ruajtur stabilitetin në Gadishullin korean,” sipas një deklarate nga Forcat e Kombinuara Kore e Jugut-SHBA. Ashtu si këto stërvitje janë të përvitshme edhe kërcënimet e hakmarrjes nga regjimi koreano-verior nuk mungojnë.

“Stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Koresë së Jugut e SHBA-së janë intensifkuar dhe Republikës Popullore Demokratike të Koresë do të duhet të përballet me këtë,” tha një zëdhënës për Komisionin Kombëtar të Mbrojtjes të Koresë së Veriut. Një zyrtar i Departamentit të Shtetit tha për CNN se ishin në dijeni të kërcënimeve. Ushtrimet janë transparente, me qëllim mbrojtjen dhe të bëra për të rritur gadishmërinë e Koresë së Jugut dhe rajonit. “Këto ushtrime janë demonstrim i qartë i angazhimit amerikan me aleatët e saj”. Ndërsa kërcënimi për stërvitjet ushtarake nuk është diçka e re për regjimin.

“Ushtria dhe njerëzit e Republikës Popullore e Demokratike të Koresë nuk janë më të njëjtët siç ishin në të kaluarën kur duhet të përballeshin me amerikanët me pushkë,” tha një zëdhënës duke shtuar se “Koreja e Veriut është një fuqi e pathyeshme e pajisur me mjetet më të mira sulmuese dhe mbrojtëse të panjohura për botën…” Madje një raport i televizionit shtetëror koreano-verior përsëriti pretendimin se Korea e Veriut po kërcënon t’i sulmojë Shtetet e Bashkuara në tokën e vet. “Nëse SHBA-ja dëshiron që toka e tyre të jetën e sigurtë, atëherë të ndalojë menjëherë stërvitjen e përbashkët ushtarake në Korenë e Jugut,” tha një zyrtare grua në stacionin televiziv shtetëror KCNA.
Sigal