Kore e Veriut, zv.kryeministri i ekzekutuar me urdhër të Kim Jong un

527
Qeveria e Koresë së Jugut ka deklaruar këtë të mërkurë se po mbikëqyr disa të dhëna që tregojnë se zv.kryeministri i Koresë së Veriut është ekzekutuar në maj të këtij viti me urdhër të presidentit Kim Jong un.
Sipas Seulit zyrtar, Choe Yong gon është ekzekutuar pasi ka shprehur deklarata që nuk i kanë shkuar për shtat liderit të vendit lidhur me politikën pyjore.  Regjimi i Penianit rrallë herë i konfirmon raportimet e ekzekutimeve nga Jugu, të cilat tregojnë se janë rreth 70 zyrtarët që janë vrarë nën regjimin e Kim Jong un.
Sigal