Konsumoi sasi të mëdha alkooli, 18 – vjeçarja gjendet e vdekur

524
Erica Buschick nga Illinois sapo ishte pranuar në Universitetin e Miami në Ohio dhe për këtë ishte tepër e lumtur. Por ëndrra e saj u ndërpre në mes, pasi 18 – vjeçarja humbi tragjikisht jetën, për shkak të konsumimit në sasi të mëdha të alkoolit.
Trupi i pajetë i së resë u gjet në dhomën e saj në kampusin e Morris Hall, më 20 Janar, pas një nate duke pirë me miqtë.
Të dhënat mbi këtë ngjarje, që u bënë publike javën e shkuar nga Departamenti i Policisë së Universitetit, zbulojnë se 18 – vjeçarja kishte konsumuar sasi të mëdha shampanje dhe vodke me miqtë, ishte rrëzuar disa herë dhe ishte dashur që të shoqërohej nga të tjerët për në dhomën e saj, pasi nuk qëndronte dot në këmbë.
Buschick kishte nisur të pinte alkool që në orën 10 të mbrëmjes. Ajo kishte konsumuar fillimisht 2 shishe shampanjë për të vijuar me vodka të lirë, në një festë që organizohej në shtëpinë e disa miqve të saj. Por pas festës e reja nuk e kishte lënë me kaq dhe kishte shkuar në një lokal për të vijuar me konsumimin e alkoolit.
Dëshmitarë të shumtë treguan se 18 – vjeçarja kishte mbërritur në banesën e saj në gjendje tepër të rëndë.
Fatkeqësisht shoqja e saj e dhomës nuk e kishte kuptuar se e reja duhej dërguar në spital dhe e kishte lënë në karrige, për ta gjetur në mëngjes në të njëjtin vend, pa jetë
Sigal