Konstituimi i Kuvendit, Kurti: PDK pakicë, po pengon qeverinë tonë!

492
Sigal

PRISHTINE – Ka filluar ditën e sotme në orën 10:00 seanca e thirrur nga deputetët e koalicionit paszgjedhor Vetëvendosje, LDK-AAK-Nisma (VLAN), për të diskutuar për daljen e vendit nga kriza institucionale. Seanca udhëhiqet nga Teuta Rugova, pasi  ftesës së koalicionit për vazhdim të seancës konstituive Partia Demokratike e Kosovës i është përgjigjur negativisht.

Në fjalën e tij, lideri i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka hedhur deklarata të forta ndaj Partisë Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar atë si pakicë që po pengon formimin e qeverisë së re.

Sipas Kurtit, koalicioni paszgjedhor VLAN është shumica parlamentare ndërsa shtoi se vullneti i tyre duhet të ngrihet mbi fuqinë kriminale të PDK. Sa i përket vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që i jep të drejtë PDK për të formuar qeverinë, Kurti e cilësoi këtë institucion si të kapur politikisht nga PDK, ndërsa vendimin në fjalë si skandaloz.

Kurti nuk kurseu akuza as ndaj Presidentes Atifete Jahjaga, çka sipas tij duke mos ndëërhyrë veporon kundër detyrës së saj.

“Pakica po pengon qeverinë tonë të shumicës. Ne jemi shumica që duhet të bëjmë Kuvendin. PDK largohej nga salla edhe kur ishte në pozitë. Vullneti ynë politik të ngrihet mbi fuqinë e tyre kriminale. PDK të vijë në Kuvend të diskutojmë. Shteti i Kosovës është i kapur nga PDK. Enver Hasani i Gjykata Kushtetuese është gjykatës cinik. Gjykata Kushtetuese është kryekëput skandaloze. Jahjaga duke mosndërhyrë vepron kundër detyrës së saj.” theksoi Kurti