Sigal

Kongresi Amerikan ka bllokuar kandidaturën e Kathleen Ann Kavalec për të marrë detyrën e ambasadores së SHBA në Tiranë. Kongresi, në një vendim të shpallur online në faqen e internetit të këtij institucioni, ktheu mbrapsht emrin e Kavalec. Kështu, nominimi i Kathleen Ann Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri i është rikthyer presidentit Trump. Tashmë Presidenti amerikan, mund të zgjedhë të rinominojë Kavalec, ose të ndryshojë emrin e përzgjedhur për Ambasadën e SHBA në Tiranë. Nominimi i Kavalec për pozicionin e Ambasadores amerikane në Shqipëri iu propozua Senatit, më 9 korrik të vitit të kaluar. Ndërkaq, kandidatura e saj mbeti në shqyrtim nga Komisioni i Marrëdhënieve me Jashtë dhe nuk kaloi në votim.