Kongresi amerikan ‘gozhdon” Zuckerberg

522
“Ne nuk e kuptuam shkallën e përgjegjësisë tonë dhe ky ishte një gabim i madh. Ishte faji im dhe unë kërkoj falje.” 
Më këtë deklaratë e ka hapur themeluesi i facebook Mark Zuckember dëshminë e tij përball kongresit amerikan.
I gozhduar në pyetje dhe i vënë përballë përgjegjësive Zuckember ka sqaruar skandalin për përdorimin e të dhënave personale të 87 milionë përdorueseve nga Cambrige Analytica.
Ai ka cilësuar se nuk ka qenë në dijeni se Cambrige Analytica po përdorte të dhënat e përdorueseve për qëllime të tjera, dhe faji i vetëm i facebook është që i besoi dhe pranoi bashkëpunimin.
Ndër të tjera Mark ka theksuar dhe luftën e vazhdueshme që ka me operatorët rusë të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë rrjetin social dhe se dita ditës po bëhet më të mirë.
Megjithatë Zuckerberg ka theksuar se kompania tashmë ka zhvilluar mjete inteligjente për të çrrënjosur propagandën terroriste dhe do të vazhdojë të zhvillojë të tjera për gjuhën e urrejtjes.
Në kompani janë punësuar 20 mijë punonjës që do merren vetëm me çështjet e sigurisë.
Ditën e sotme do zhvillohet një tjetër seancë dëgjimore mes senatit amerikan dhe Mark Zuckember dhe nëse argumentet e 33 vjeçarit nuk do konsiderohen të mjaftueshme pritet që senati të miratojë ligje të rrepta që do ndikojë dhe në të ardhurat e Facebook.
Sigal