Konflikti Israel-Palestinë, palestinezi shtyp me kamion izraelitin

471
Një izraelit ka humbur jetën gjatë përleshjeve me palestinezët sot (21 tetor)
Një njeri i paidentifikuar doli nga makina e tij me një dru në dorë pasi demonstruesit filluan të hidhnin gurë mbi makinën e tij.
Ai më pas filloi të godiste me drurin të gjitha makinat që ngiteshin nga palestinezët.
Izraeliti nisi të godiste një kamion që kaloi aty për momentin, por shoferi palestinez i kamionit nuk u ndal dhe e shtypi duke e futur izraelitin poshtë rrotave të kamionit.
Një zyrtar palestinez thotë se shoferi i kamionit e shtypi gabimisht izraelitin në përpjekje për ta shmangur atë.
Tensionet mes dy vendeve vazhdojnë me ushtritë e secilit vend që raportojnë për numrin e vazhdueshëm të të vdekurve.
Sigal