Konflikti i tejzgjatur në vend, “Spiegel”: Maqedonisë po i kanoset luftë civile

569
Revista gjermane “Spiegel” i ka kushtuar sot një artikull negociatave në Shkup mes liderëve politikë për daljen nga kriza, të cilat nuk dhanë rezultat teksa thuhet se këtij shteti ballkanik po i kanoset luftë civile.
“Që nga eskalimi i përgjakshëm gjatë aksionit në Kumanovë, në këtë shtet ballkanik po kulminon kriza afatgjate. Gjatë kohës së qeverisë së kryeministrit nacionalist dhe djathtist Nikolla Gruevski, i cili është në pushtet që nga viti 2006, Maqedonia u fut në situata diktatoriale dhe mafioze”, shkruan “Spiegel”, raporton “INA”.
Më tej nënvizohet se pas demonstratave të mëdha opozitare në kryeqytet, shefi i qeverisë maqedonase solli në Shkup mijëra përkrahës të tij.
“Pas disa përplasjeve mes forcave të sigurisë dhe oponentëve të qeverisë në ajër po ndihet skenar për luftë të re qytetare në Ballkanin Perëndimor”, shkruan “Spiegel”.
Maqedonia, kandidate për në BE dikur ishte vendi model në Ballkanin Perëndimor. Në vitin 2001 ky vend për disa muaj u përfshi në luftime mes ushtrisë dhe milicisë shqiptare, por konflikti u qetësua nëpërmjet ndërmjetësimit të BE-së. Shqiptarëve të Maqedonisë duhet t’i jepen të drejtat që i kërkojnë. Megjithatë, zbatimi i tyre deri tani ka ngecur prapa. Situata politike në këtë vend u përshkallëzua nga zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në prill të vitit të kaluar, citon artikullin
Sigal