Konferenca e Ballkanit në Berlin zbardhet axhenda e takimeve

417
Sigal

BERLIN – Qeveria gjermane përmes një deklarate për shtyp  ka zbardhur një pjesë të axhendës sa i përket konferencës për Ballkanin në Berlin. “Pas pjesëmarrjes së saj para pak javësh në Takimin e Kryetarëve të Shteteve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit Brdo-Brijun, i cili u zhvillua më 15 korrik në Dubrovnik, Kancelarja Federale Angela Merkel së bashku me Ministrin Federal të Ekonomisë Gabriel dhe Ministrin e Jashtëm Federal Steinmeier do të presin Kryetarët e Qeverive, Ministrat e Jashtëm dhe Ministrat e Ekonomisë të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor si edhe të Kroacisë dhe Sllovenisë”, thuhet në deklaratën e qeverisë gjermane. Qëllimi i kësaj nisme është trajtimi i çështjeve të hapura në rajon theksohet në deklaratën e Bundestagut. Bëhet fjalë për forcimin dhe mbështetjen e bashkëpunimit të shteteve të rajonit me njëra-tjetrën,  afrimin politik, ekonomik por edhe në pikëpamjen e shtetit të së drejtës theksohet gjithashtu në deklaratë.  Por si do të jenë takimet? Në datën 28 gusht do të zhvillohet një mbledhje pune ku pjesë do të jetë edhe  Bashkimi Evropian i cili përfaqësohet nga Kryetari i Komisionit Barroso. Pas mbledhjes mes Kancelares, Barrosos dhe 8 kryetarët të tjerë shtetesh më pas do të vijojë një mbledhje plenare në kuadrin e një darke pune nga ora 18:30 deri në 20:30. Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet  me kryeministrat pjesëmarrës në konferencën e shteteve të Ballkanit Perëndimor respektivisht kryeministrin e Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Kroacisë, ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Sllovenisë