Komuniteti LGBT në Kubë shpreson që vizita e Papës të luftojë homofobinë e katolicizmit

478
Teksa disa aktivistë të komunitetit homoseksual të Kubës shpresojnë që Papa Françesku të flasë kundër homofobisë katolike gjatë vizitës së tij të ardhshme në vendin ishull, të tjerë janë më pak të sigurt në aftësinë e tij për të ndikuar institucionin e mbushur historikisht me paragjykime seksuale. Papa Françesku arrin në Havana të shtunën, për të nisur vizitën e tij tre ditore kurse Francisco Rodrigez, një gazetar dhe aktivist i komunitetit LGBT, thotë se vetëm një mrekulli mund të ndihmojë atin e shenjtë të arrijë të ndryshojë qëndrimin katolik mbi diversitetin seksual.
” Do të na duhet një mrekulli , apo jo. Një mrekulli që do ta bënte Papën të marrë një pozicion më progresiv dhe më të hapur në lidhje me çështjen e diversitetit seksual dhe të drejtat e homoseksualëve. Mbase ky është një pretendim i madh, por në këtë klimë spiritualiteti, pse të mos aspirojmë që kjo të ndodhë,” thotë Rodriguez.
I lindur në Argjentinë, Papa Françesku do të mbërrijë së shpejti në një Kubë ku komuniteti i LGBT ka bërë përparime të mëdha në vitet e fundit . Në vitin 2010 presidenti i atëhershëm Fidel Kastro pranoi fajin për homofobinë e krijuar nën qeverinë e tij revolucionare në fillim të viteve 1960, ku homoseksualët dergoheshin në kampet e punës së detyruar. Persekutimi zyrtar i homoseksualëve vazhdoi në vitet 1970 para se aktet homoseksuale të dekriminalizoheshin në vitin 1979.
Teksa katolikët në përgjithësi janë kundër, një kishë e re në ishull është krenare që mirëpret pjesëtarët e komunitetit LGBT. Një asamble e Kishës së Komunitetit Metropolitan, kishë Protestante Ungjillore e themeluar në Shtetet e Bashkuara në vitin 1968, u njoh zyrtarisht në Havanë muajin e kaluar dhe është kisha e parë në vend që celebron martesat e të njëjtit seks.
” Komuniteti Metropolitan është një komunitet dhe ne padyshim jemi dakord me qasjen positive për komunitetin homoseksluar dhe të drejtat e tyre, përfshirë edhe transeksualët. Une mendoj se kjo është shumë e rëndëshme dhe se po vijon të zhvillohet pozitivisht. Ne gjithashtu kemi një ministri të hapur për homoseksualët, lezbiket dhe gjithashtu bekojmë martesat e këtij komuniteti. Ne nuk kemi autoritetin e martesave sepse ansjë kishë nuk e ka , por të paktën I bekojmë dhe kjo do të japë ndikimin e vet,” thotë pastorja Elaine Saralegui.
Adiel Gonzalez, një tjetër themelues i komunitetit metoropolitan, shpreson që kisha të ndryshojë qëndrimet e saj të deritanishme ndaj komunitetit homoseksual.
“Gjendja e krishterimit në Kubë është ende shumë e vështirë, është shumë konservatore, shumë homofobike, shumica e kishave nuk janë të gatshme për të diskutuar këtë çështje dhe unë mendoj se futja e një kishë si kjo e komunitetit metropolitan në Kubë do të ngjallë të paktën diskutim mbi pranimin e diversitetit seksual dhe të bëjë të tjerët të reflektojnë,” thotë ai
Edhe pse cilësohet si një ndër krerët me revolucionar të vatikanit, shumë grupe katolike të të drejtave të homoseksualëve janë të pakënaqur mënyrën sip o vepron ati I shntë nëkëtë drejtim, ata kërkojnë që ai tëjetë më I drejtëpërdrejtë dhe I hapur ndaj diversitetit seksual.
Mariela Castro, vajza e presidentit Raul Castro dhe drejtoreshë e Qendrës Kombëtare të edukimit seksual ka drejtuar fushata të ndryshmepër të hapur dialogun në lidhje diversitetin seksual në sferën politike të Kubës.
“Shpesh diskutimet për këto çështje përfundojë si të pakëndshme dhe kanë tendencë të injorohen, ose shtyhen në debatet politike dhe legjislative pa marrë parasysh koston e lartë të zhvillimit të saj. Madje edhe në disa vende me sisteme ligjore të avancuara në të drejtat seksuale, kur dikush i bën një analizë të përgjithshme gjyqësorit dhe në mënyrë të veçantë njerëzve të cilët janë duke vuajtur nga diskriminimi, mund të shohim se barazia ligjore nuk do të garantojë barazi në praktikë. Strategjitë strukturore dhe kulturore janë të nevojshme, por mbi të gjitha janë të rëndësihme strategjitë politike,” thotë ajo.
Më shumë se 1000 njerëz marshuan nëpër rrugët e Havanës në maj të këtij viti kundër homofobisë dhe transfobisë.
Sigal