Komplot për të ekzekutuar kryeministren e Anglisë, kapen dy autorët

571
Dy persona të arrestuar në 28 nëntor, pasi planifikonin të ekzekutonin kryeministrin e Anglisë, Theresa May, pritet të dalin sot para gjykatës.
Naa’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç, nga veriu i Londrës, akuzohet se ka planifikuar të bombardojë portat e sigurisë të Downing Street dhe pastaj të sulmojë kryeministren me një thikë.
Ndërkohë Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç, nga Birmingham akuzohet për përgatitjen e akteve terroriste, njofton BBC.
Dy të akuzuarit pritet të dalin sot para Gjykatën së Magjistraturës në Westminster, në qendër të Londrës.
Sigal