Kompleksi i Pishinave në Bornheim të Gjermanisë ndalon futjen e refugjatëve meshkuj

473
Një kompleks pishinash në Komunën Bornheim të Gjermanisë ka vendosur që të mos pranojë më refugjatë meshkuj, pas disa ankesave të depozituara nga disa vajza, të cilat u shprehën se ishin ngacmuar seksualisht.
Përveçse në bordin drejtues të kompleksit, në policinë rajonale ka patur edhe denoncime për vepra penale. Një ngjarje e tillë vjen disa javë pas skandalit seksual që shpërtheu në Këln gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve.
Për mediat është prononcuar edhe Drejtori i Çështjeve Sociale, Markus Schnapka, i cili tha se nga ky vendim preken edhe refugjatët të cilët nuk kishin të bënin fare me ngjarjen. Megjithatë, ai shtoi se drejtuesit e Kompleksit të Pishinave kanë qënë të detyruar që të veprojnë në këtë mënyrë.
Në Gjermani, shumë qytetarë dhe politikanë të pushtetit qëndror e lokal, kanë nisur të kundërshtojnë ashpër strehimin e azil-kërkuesve, ndikuar nga skandalet seksuale që kanë shpërthyer së fundmi.
Sigal