Kompjuteri do ta bëjë punën tonë, teknologjia po “sposton” njeriun

141
Rreth 35% e vendeve të punës aktuale në Britaninë e Madhe janë të rrezikuara nga kompjuterizimi gjatë 20 viteve të ardhshme, sipas një studimi të kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Oksfordit dhe Deloitte.
Akademikët e Universitetit të Oksfordit, Michael Osborne dhe Karl Frey kanë llogaritur prirjen e automatizimit të punëve duke u bazuar në nëntë aftësitë kryesore që kërkohen për të kryer një punë, të tilla si perceptimi social, negocimi, bindja, ndihma dhe kujdesi për të tjerët, origjinaliteti, zhdërvjelltësia etj.
Nga vëzhgimi i tyre rezultoi një rrezik i madh që punë të ndryshme të zëvendësohen lehtësisht nga teknologjia, gjë që shihet si një problematikë mjaft shqetësuese përsa i përket punësimit të popullatës.
Huffington Post ka pasqyruar vëzhgimin, por është vënë re një reagim i mënjëhershëm në rrjetet sociale nga kategori të ndryshme të popullatës