Kompanitë planifikojnë të gërmojnë në Hënë për minerale të çmuara

486
Operacioni i parë privat i gërmimeve minerare të Hënës pritet të nisë në 2020, kur një mjet hapësinor i kompanisë nga Florida, Moon Express do të sjellë në tokë një copë të vetme dheu e shkëmbijsh nga hëna.
Ndryshe nga tre misionet e mëparshme qeveritare në Hënë nga SHBA, Bashkimi Sovietik dhe Kina, drejtuesit e misionit privat do të kenë si objektiv shitjen e copës jashtë-tokësore.
“Copa e sjellë do të jetë menjëherë materiali më i vlefshëm dhe më i rrallë në tokë “, tha Bob Richards, kreu i kompanisë Moon Express. “Ne do ta japim të lirë për studime shkencore por gjithashtu duam të përfitojmë për vete”, tha ai.
Por Moon Express nuk është kompania e vetme që kërkon të transportojë në tokë një aset nga hapësira. Disa kompani të reja kanë nisur planet e punimeve minerare në hënë dhe në asteroidë dhe testimet paraprake që nisin brenda disa viteve dhe operacionet e plota brenda një dekade.
“Ne besojmë se trilionerët e parë do të krijohen nga burimet e hapësirës”, thotë Richards, pa specifikuar si cilat minerale do të krijojnë pasurinë e tyre.
Hëna ka rezerva të një tipi karburanti të së ardhmes i quajtur helium-3, i cili sipas disa ekspertëve me teknologjinë e duhur mund të plotësojë nevojat energjetike të tokës për mijëra vjet. Ndërsa nga gërrmimet në asteroidë kërkuesit pretendojnë të sigurojnë rezerva të konsiderueshme platiniumi.
Sigal