Kompania `Austrian Airlines`: Nuk transferojmë më para nga Rinasi!

509
Sigal

Pas ngjarjes së bujshme që ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e  Rinasit, ku një grup i armatosur grabiti ngarkesën në para në avionin e linjës Austri-Tiranë dhe anasjelltas, ka reaguar edhe kompania e madhe ajrore austrikake. Zëdhënësja e kompanisë, Tanja Gruber, nëpërmjet një njoftimi zyrtarë njoftoi, se si masë sigurie do të ndërpriten transferimet e mëtejshme në këtë formë me Tiranën.

“Pas grabitjes me armë nuk pati asnjë rrezik për ekuipazhin dhe udhëtarët. Avioni u vonua për tri orë. Por si një masë sigurie, nuk do të ketë transferime të mëtejshme në para nga Tirana në Vjenë”, ka deklaruar zëdhënësja për mediat ndërkombëtare.

Nga shkëmbimi me armë zjarri mbeti i vdekur njëri nga grabitësit, Admir Murataj dhe janë në kërkim pjesa tjetër e bandës dhe paratë e grabitura. Shuma e rrëmbyer nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por mendohet të jetë 2-10 milionë euro.

Image