Komisioni Evropian i pakënaqur me propozimet greke

421
Komisioni Evropian tha sot se nuk është i kënaqur me propozimet e reja të Athinës për reforma, ndërkohë që Kryeministri grek Aleksis Tsipras pritej të takohej në Bruksel me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin francez Francois Hollande për të diskutuar rreth fondeve të reja për shpëtimin financiar të vendit.
Greqisë i mbeten vetëm tre javë afat për të shmangur një mospagim të detyrimeve të saj ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar, pasi paketa ndërkombëtare e shpëtimit skadon në fund të qershorit.
Komisioni Evropian tha sot se propozimet e reja greke “nuk pasqyrojnë” diskutimet e mëparshme mes Brukselit dhe Athinës.
Dje, Greqia u ofroi një plan të ri reformash ekonomike kreditorëve të saj ndërkombëtarë – Fondit Monetar, Bankës Qendrore Evropiane, dhe fqinjëve evropianë të saj.
Sigal