Komisioni Evropian anulon progres-raportin e Maqedonisë

482
Komisioni Evropian ka anuluar publikimin e progres-raporteve për Maqedoninë dhe vendet tjera kandidate dhe kandidatet potenciale për anëtarësim në Bashkimin Evropian për më pak se një javë, ndërsa është e mundur që ky anulim të jetë edhe deri në një kohë të pacaktuar. Zëdhënësi i Eurokomisionit Margartitis Shinas, tha se ato do të anulohen deri në një kohë të pacaktuar, e më së shumti për shkak të krizës me emigrantët. “E vërteta është se raportet për zgjerim është normal të publikohen në këtë kohë të vitit. Ne si komision menduam se për shkak të gjithë asaj që ndodh javëve të kaluara, kjo tregoi se çka është më me rëndësi dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe të përqendrohemi në zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Kjo është më me rëndësi tani.

Në samitin e së enjtes të Këshillit të Evropës prioritet  është se aty do të diskutohet se kur kjo të përfundojë kjo, pastaj do të lëvizim ndaj raporteve për zgjerim”, theksoi zëdhënësi i KE-së, Margaritis Shinas. Në pyetjen nëse kjo do të thotë se edhe të mërkurën e ardhshme (21 tetor) komisioneri për negociata për zgjerim, Johanes Han, nuk do t’i publikojë progres-raportet, zëdhënësi i Komisionit shtoi se ka qenë i qartë në publikimin. Kjo do të thotë se së paku edhe për një javë, ndërsa ka paralajmërime edhe për dy javë edhe raportet të publikohen më 28 tetor.
Sigal