Komisariati i Lartë i OKB-së, i kërkon vendeve të mos tërhiqen nga pritja e refugjatëve

474
Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët (HCR) i bëri sot thirje shteteve që të mos tërheqin premtimin për pritjen e migrantëve dhe refugjatëve, që janë kryesisht Sirianë, pas sulmeve të Parisit.

“Ne jemi të shqetësuar për reagimet të disa shteteve që duan t’i japin fund programit të ngritur, të tërheqin angazhimin e tyre mbi menaxhimin e krizës së refugjatëve, të cilët propozojnë ngritjen e barrierave apo gardheve”, deklaroi zëdhënësja e HCR-së, Melissa Fleming, gjatë një konference për shtyp.
Sigal