Kolumbia i shpall luftë me dronë kokainës

516
Sigal

Dronët do të shërbejnë në betejen e shtetit kolumbian me trafikantët e kokainës.  Presidenti i këtij vendi, Juan Manuel Santos, ka autorizuar përdorimin e tyre për të spërkatur me lëndë të posaçme parcelat ku kultivohet bima e kokainës, duke sjellë dhe eliminimin e një sasie të madhe të saj.

Vendimi është marrë vetëm një ditë pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara ku u bë e ditur se është rritur me 11 për qind gjatë vitit 2017, duke shkuar në 209 mijë hektarë të kultivuar me një rritje të prodhimit të lëndës narkotike të përpunuar në 19 për qind.

Në fakt Kolumbia, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë të kokainës, ka ndaluar spërkatjen me lëndën që shkakton tharrjen e bimës në vitin 2015, pas qëndrimeve të organizatës ndërkombëtare të shëndetit se lënda e përdorur shkaktonte kancer.

Vendimin, presidenti e ka bërë të ditur në një mbledhje të Këshillit Kombëtar të luftës ndaj trafiqeve në Bogota.

Santos, i cili do të zëvendësohet këtë vit nga presidenti i zgjedhur Ivan Duque, ka theksuar se fluturimet e ulëta do të zhvillohen në zonat ku është e vështirë ndërhyrja nga forcat tokësore.

Ndërsa synohet që të operacioni të zhvillohet në 110 mijë hektarë.

Kolumbia është përballur me dhunë me grupet e përfshira në trafikun e drogërave, ndërsa nënvizohet se prej vitesh këto grupe kanë realizuar biliona dollarë nga ky aktivtet i paligjshëm.

Në betejën me ta, Kolumbia ka marrë mbështetjen financiare prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku trafikohet një pjesë e madhe e drogave.

Në vitet 2000- 2015, në programet ushtarake dhe sociale u vendosën 10 miliardë dollarë,  edhe kjo shumë u reduktua në 400 milionë vjetorë.