Kokainë nga Kolumbia, ‘blic’ kundër “Ndragheta-s” në Itali, 19 të arrestuar lidhje me 3 familje mafioze

469
Sigal

Super operacion i policisë italiane kundër një organizate kriminale të lidhur me organizatën famëkeqe Ndragheta, që drejtonte një linjë të madhe trafiku nga Amerika e jugut në Itali,

Policia e Reggio Calabrias në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Antidrogën, kanë ekzekutuar një sërë urdhër arrestesh në rajone të ndryshme të Italisë ndaj subjekteve që dyshohen se janë të afërt me familjet Morabito-Bruzzaniti-Palamara.

Të dyshuarit nën hetim nga policia për organizatë kriminale të finalizuar me trafik ndërkombëtar droge janë më shumë se 25.

Ndërsa 19 urdhër arreste të Gjykatës së Reggios janë ekzekutuar, 15 në burg dhe 4 në arrest shtëpie.
Arrestime dhe kontrolle, përveç se në Kalabri janë bërë edhe në provincat e Milanos, Napolit, Bolognas dhe Pescaras.

Sipas hetimeve organizata vepronte mes Italisë, Kolumbisë, Perusë, Republikës Domenikane dhe Spanjës.
Mes të arrestuarëve ka subjekte të afërta me familjet Morabito, Bruzzaniti e Palamara, që konsiderohen kapot e mafies që operon mes Bova Marina, Biancos, Africo dhe Plati. Në hetim është përfshirë edhe një amerikano-jugor i akuzuar nga hetuesit se ka drejtuar negociatat me eksponentë të Ndraghetas për hapjen e një kanali për importimin e kokainës mes Kolumbisë dhe Kalabrisë.

Nga hetimi i zgjatur dy vjet, ka rezultuar se droga mbërrinte në portin e Gioia Tauro e fshehur në kontainer me fruta ose peshk të ngrirë.
Informacioni i Policisë së Shtetit, i cili është mbi 500 faqe ka mbledhur përgjime telefonike, telematike (në internet, e-mail, etj.) dhe ambientale duke rindërtuar kështu aktivitetin e organizatës ndërkombëtare të narkotrafikut.