Kokainë dhe para droge/ Dy shqiptarë bien në prangat e policisë Italiane sapo dalin nga diskoja

559
Sigal

Nuk kanë fund lajmet nga Italia që lidhen me arrestimin e shqiptarëve. Së fundmi, dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së vendit fqinj, sapo kanë dalë nga ambjentet e një diskoje.

Mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptarëve, të moshave 25 dhe 27-vjeçare, iu gjetën dhe sekuestruan 5 qese transparente të mbyllura me nxehtësi, që përmbanin kokainë me peshë rreth 5 gram, si dhe 230 euro në para të gatshme, të ardhura të supozuara nga aktiviteti i drogës.

Pas kësaj, policia ushtroi një kontroll në shtëpinë e shqiptarëve, ku u gjetën edhe 20 gram kokainë të ndarë në dy qese plastike të mbyllura me nxehtësi.

Sipas policisë italiane, shqiptarët kanë pranuar përgjegjësinë për trafikimin e drogës, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të grupit.