Kodi telefonik i Kosovës është +383

449
Pas mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur një konferencë për media me Ministren për Dialog, Edita Tahiri, ku kanë folur për arritjen e marrëveshjeve në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Mustafa ka thënë se Kosova ishte pjesë e barabartë e diskutimeve për te sotmen dhe të ardhmen e Ballkanit perëndimor në Vjenë. Ai ka thënë po ashtu se me marrëveshjet e reja i është dhënë fund strukturave paralele në veri të Mitrovicës.
“Ne Vjenë kemi qenë të barabartë me shtetet e tjera. Jemi përcaktuar që të punojmë dhe të arrijmë të gjitha premtimet që i kemi dhënë për ndërtimin e shtetit. Kemi marrë obligime dy palëshe për zgjidhjen e problemeve të dyja vendeve. Këto marrëveshje i japin fund ndërhyrjes së serbëve në Kosovë, shuarjes së strukturave paralele në veri të Mitrovicës”, ka thënë Mustafa. Kryeministri zyrtarisht e ka treguar se kodi telefonik i Kosovës është 00383 duke shtuar se nga kjo marrëveshje kemi përfitime të drejtpërdrejta.
Sigal