Koalicioni i SHBA-së kryen 33 sulme ajrore në Siri dhe Irak

463
Koalicioni i Shteteve të Bashkuara ka kryer 33 sulme kundër caqeve të militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak të martën, thuhet në njoftimin për media të koalicionit.
Koalicioni i SHBA-ve dhe aleatëve të saj, njofton se 16 sulme ajrore janë kryer në Siri, ku shumica kanë qenë rreth qytetit Al Hasakah dhe Aleppos, ndërkaq 6 sulme ajrore kanë ndodhur në periferi të këtyre qyteteve, njofton agjencia e lajmeve Reuters. Katër sulme të tjera kundër grupit militant Shteti Islamik janë kryer në qytetet siriane, ku janë shkatërruar njësitë taktike dhe janë goditur pozicionet e militantëve. Ndërkaq, 17 sulme ajrore janë kryer në Irak në 6 qytete të ndryshme, duke shkatërruar njësitë taktike, makinat, armët dhe kanë goditur pozicionet e militantëve.
Sigal