Klinton nderohet nga fondacioni i Elton John

126

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton është fituesja e çmimit të fondacionit për sëmundjen e SIDA-s të këngëtarit, Elton John. Çmimi zonjës Klinton i është dhënë për përpjekjet e saj për të drejtat e homoseksualëve, njofton fondacioni në fjalë. Çmimi do i jepet Hillary Clinton më 15 tetor në Nju Jork. Siç thuhet në komunikatën e fondacionit, Klinton e ka merituar këtë nderim për shkak të fjalimit të saj në vitin 2011 në të cilin ka thënë se të drejtat e homoseksualëve bëjnë pjesë te të drejtat e njeriut. Me anë të atij fjalimi atëherë ajo pati treguar edhe se ekziston mundësia e një bote pa dhimbjet e sëmundjes së SIDA-s. Fondacioni i Elton John-it e kishte nderuar edhe bashkëshortin e saj, ish Presidentin amerikan, Bill Clinton në vitin 2009.