Klinton dhe Sanders, akuza të ashpra në debatin e parë ‘një me një’

535
Dy kandidatët demokratë për garën presidenciale, Hilary Clinton dhe Bernie Sanders, kanë shkëmbyer akuza të ashpra në debatin e parë një me një midis tyre. Fillimisht ka qënë ish-sekretarja e Shtetit, e cila sulmoi duke thënë se Sanders është një idealist i cili nuk do t’a përmbushë asnjëherë vizonin e tij. Ndërkohë, Sanders, përdori akuzën e tij të preferuar ndaj Clinton, teksa nënvizoi se ajo e kishte mbështetur luftën në Irak.
Senatori Sanders, i cili është vetëquajtur një socialist, shfaqi edhe njëherë pikëpamjet e tij, duke thënë se në rast se do të zgjidhej Presidenti i Shteteve të Bashkuara do të përfaqësonte denjësisht njerëzit e thjeshtë amerikanë. Ai shtoi gjithashtu se do të ndërmerrte edhe politika të reja në ekonomike për të ulur edhe më tej numrin e të papunëve.
Nga ana tjetër, Clinton, tha se do të punonte fort për të bërë që paga e çdo shtetasi amerikan të jetë në proporcion me punën që ai bën. Ish-sekretarja e Shtetit, shtoi se një vëmendje e veçantë do t’u kushtohej edhe fëmijëve, të cilëve do t’u jepet më shumë mundësi për të zhvilluar talentet e tyre. “Po luftoj për njerëzit që duan ndryshim, dhe nuk po bëj premtime të cilat nuk mund t’i mbaj”, ishin fjalët e saj.
Pavarësisht akuzave dhe kundër-akuzave, debati përfundoi paqësisht teksa Clinton deklaroi se në rast se do të shpallej ajo fituesja e demokratëve, personi i parë që do të telefononte do të ishte Sanders. Debati midis dy kandidatëve vjen pesë ditë përpara votimeve që do të mbahen në New Hampshire.
Sigal