Kleriku i ISIS në Indonezi dënohet me vdekje për sulmet në Xhakarta

569
Sigal

Një klerik indonezian u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje për hartimin e sulmeve në Xhakarta më 2016n, nga i cili mbetën të vrarë katër civilë, shkruan BBC.

Aman Abdurrahman u dënua për hartimi e sulmit, ku një kamikaz hodhi veten në erë në një Starbucks.

Kleriku, i cili ka deklaruar mbështetjen e tij ndaj Isis, është gjithashtu lideri shpirtëror i një rrjeti ekstrem vendas.

Sulmi i 2016s ishte i pari i Shtetit Islamik në Indonezi.

Abdurrahman, 46vjeçar, ishte në burg që në vitin 2010, por gjykata dëgjoi se ai kishte planifikuar sulmet nga qelia e tij.

Sulmet ishin një seri shpërthimesh në kryeqytet, ku ndër të tjera u sulmua Starbucks dhe një rajon policie.

Shpërthimet ndodhën në disa qendra biznesi, pranë ambasadave të huaja dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara.

Njerëzit e armatosur u fshehën në kompleksin e Starbucksit dhe nisën shkëmbimin e zjarrit kur mbërriti policia.

Dy sulmues u vranë dhe dy të tjerë hodhën veten në erë.

Gjykatësi tha në seancën e së Premtes se Abdurrahman ‘u shpall fajtor për terrorizëm’.

Abdurrahmani deklaroi se nuk ishte fajtor, duke thënë se ‘ai i frymëzoi ndjekësit e tij për të udhëtuar në Siri me qëllimin që të luftonin me Isis, por nuk ka udhëruar sulmet në Indonezi.’

Ai është udhëheqësi shpirtëror i grupit ushtarak me bazë në Indonezi, Jemaah Ansharut Daulah (JAD), i cili është betuar për besnikëri ndaj Isis dhe mendohet se është kreu de-facto i mbështetësve të Isis në Indonezi.

Indonezia, vendi me shumicën muslimane të popullsisë më të madhe në botë, ka vuajtur edhe më parë sulme ushtarake, por ishte e para herë që shkaktohej nga Isis.

Në Qershor, një sërë sulmesh kamikaze në Surabaya kishin për qëllim kishat dhe zyrat qendrore të policisë.

Të paktën 11 vetë vdiqën në sulmet e tre kishave, duke e bërë atë incidentin më vdekjeprurës që nga bombardimi në Bali, ku mbetën të vrarë 20 vetë.

Sulmet në kisha u kryen nga një familje me gjashtë anëtare, përfshirë edhe dy vajza të mitura të moshës nëntë dhe 12 vjeç.