Kjo mumje e shek XVI, është rasti më i vjetër me hepatitin B

535
Kjo mumje u gjet në vitin 1983 në Bazilikën e San Domenico Maggiore, në Napoli. I përket një fëmije me moshë 2 vjeçare që vdiq rreth vitit 1569. Analizat e kryera në kohën e zbulimit sinjalizuan se vogëlushi mund të jetë prekur nga lija. Tani provat e ADN-së mbi mbetjet zbuluan të vërtetën. Fëmija nuk vuante nga lija, por nga hepatiti B. Në disa raste fëmijët e prekur nga kjo sëmundje mund të zhvillojnë atë që njihet si sindroma
Gianotti-Crosti, një lloj erupsioni kutan infantil që shpesh herë provokon që të shfaqen në fytyrë disa shenja që mund të ngatërrohen me ato që shkakton lija. Ishte pikërisht kjo që ngatërroi zbuluesit kur bënë studimet e para, por tani falë mostrave të ADN-së të marra nga lëkura dhe flokët e mumjes, kërkuesit e Universitetit të Pizës kanë arritur të nxjerrin genomin e plotë të një lloji virusi të hepatitit B. Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte se i ngjan shumë llojeve të viruseve modernë, çka do të thotë se ky virus ka evoluar shumë pak gjatë shekujve. Ajo që nuk dinë ende shkencëtarët është një strukturë kohe evolutive e virusit, me pak fjalë nuk dinë ende se në cilin moment ndodhën këto mutacione që diferencojnë virusin antik me këtë të aktualitetit. Gjithsesi ky zbulim supozon provën më të hershme që ekziston për këtë sëmundje. Deri më tani regjistrimi i parë për hepatitin B datonte ai i vitit 1885, datë në të cilën është diagnostikuar kjo sëmundje në më shumë se 100 punëtorë që punonin në një kantier detar në Gjermani.
Sigal