Kitarja e John Lennon shitet 2,4 milionë dollarë

417
Një kitare e John Lennon, që e kishte përdorur për të kompozuar tituj të “Beatles” si “She loves you” dhe “All my loving”, u shit 2,41 milionë dollarë gjatë një ankandi të organizuar dje nga kompania amerikane “Julien’s Auctions”. “Kitarja, një Gibson akustike model J-160E e vitit 1962, ishte blerë nga Lennon në Liverpul në shtator të të njëjtit vit për vetëm 161 sterlina”, njoftoi kompania.

“John-i e pëlqente aq shumë këtë kitare sa që e merrte gjithnjë me vete për të shkruar kënget me Paul McCartney”, theksoi “Julien’s Auctions” gjatë komunikimit të shtijes.  “Ky instrument u zhduk gjatë një koncerti për Krishtlindje nga ‘Beatles’ në ‘Finsbury Park’, në Londër, në dhjetor të vitit 1963 dhe për 50 vite nuk dihej ku ishte”, vazhdoi kompania por pa treguar se si e gjeti. John Lennon, u vra para banesës së tij në krah të ‘Central Park’ në Nju Jork më 8 dhjetor 1980, do të mbushte 75 vjeç këtë vit.
Sigal