Kishte harruar mjetin e identifikimit, lokali ndalon hyrjen e Princit të Danimarkës

614
Princi i Danimarkës Frederik nuk kishte mjet identifikimi. Sipas medieve lokale ai nuk u lejua të futej në një pub, në Brisbane. Në Australi, në baret dhe lokalet ku shërbehet alkool, ka rregulla të rrepta. Edhe pse ndërhyri një përfaqësues diplomatik australian, Princi Frederik, 49-vjeç, nuk u lejua për të njëjtin shkak sepse rregullorja e kishte të qartë që duhet të kishte mjet identifikimi. Lajmin e ka raportuar edhe BBC. Komentuesit kanë ndarë pikëpamje të ndryshme, shumica e të cilëve mendojnë se rregullat janë rregulla e duhen respektuar. Kishte edhe nga ata që u ankuan për lajmin pasi nuk u intereson fare se pse ndalohet princi i Danimarkës.
Sigal