Kishin lidhje me terroristin çeçen, Italia dëbon dy vëllezërit shqiptarë

454
Dy vëllezër shqiptarë dhe një shtetase ruse janë dëbuar nga Italia, pasi dyshohet se kishin lidhje me një terrorist çeçen të arrestuar nga policia në qytetin e Barit. 38-vjeçari çeçen akuzohet për terrorizëmt ndërkombëtar.
Hetimet kanë vërtetuar se shtetasi çeçen ka qënë pjesë e komandës xhihadiste të grupit “‘Emirato del Caucaso” që në natën e 3-4 dhjetorit të 2014 sulmoi Selinë e shtypit në kryeqytetin çeçen Grozny ku mbetën viktima 19 persona.

Gjithashtu 38-vjeçari çeçen ka luftuar përkrah forcave të ISIS në Siri në vitet 2014 e 2015.

Identifikimi i tij është bërë pas hetimeve të kryera ndaj luftëtarëve çeçenë që tranzitojnë në Itali e që janë në lidhje me grupet terroriste si në Siri ashtu dhe në vendet europiane apo në ato Kaukaze.

Në kuadër të këtij operacioni të Antiterrorizmit italian, janë dëbuar nga territori italian për arsye sigurie kombëtare edhe 2 vëllezër shqiptarë 23 e 26 vjeç, si dhe të një shtetase ruse 49 vjeç.

Dy vellezërit shqiptarë banonin në Potenza dhe sipas antiterrorizmit italian, nën influencën e 38-vjeçarit çeçen, janë indoktrinuar nga propaganda xhihadiste me qëllime terroriste. Sipas policisë italine ata përbënin një rrezik për sigurinë kombëtare.

Ndërsa shtetasja ruse 49-vjeçare me inicialet K.M, banuese në Napoli, dyshohet se nën influencën indoktrinues të çeçenit të arrestuar ishte e gatshme të krynte vetëflijimin në idealet e ISIS.

Në operacionin e antiterrorizmit italian morën pjesë policia e qytetit të Napolit, Foxhias e Potenzës.
Sigal