Kirby: Ende nuk ka një dokument për normalizimin e marrëdhënieve Serbi-Kosovë

62
Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby, në një intervistë sot ka folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, duke u shprehur se për dokumentin duhet të vendosin së bashku me BE-në dhe ta pranojnë. “Që nga tetori i vitit 2012 kur sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së Catherine Ashton erdhën në Beograd është biseduar për normalizimin e marrëdhënieve të Beogradit dhe Prishtinës, por as atëherë nuk është thënë se çfarë nënkupton konkretisht kjo. 

Deri tani nuk është miratuar kurrfarë dokumenti, e në çfarë forme do të jetë, i takon Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian të vendosin e të pranojnë atë që janë marrë vesh”, ka thënë ambasadori amerikan Kirby, cituar në intervitën për agjencinë e lajmeve Beta. Intervista e agjencisë së lajmeve nga Beogradi citohet edhe nga media në Prishtinë, duke bërë të ditur edhe se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në shtator viziton SHBA-të dhe do të takohet me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden.