Kinematografia në zi, vdes ikona e Bollywood

511
Superstarja e Bollywood, Sridevi Kapoor ka vdekur nga një atak në zemër në moshën 54-vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e saj.
Aktorja e njohur thjesht si Sridevi kishte qenë me familjen e saj në Dubai për dasmën e nipit të saj, kur humbi jetën.
Gjatë 5 dekadave ajo ka luajtur më shumë se 150 filma. Duke përfshirë klasikët si Mr India, Chandni, ChaalBaaz dhe Sadma.
Aktorja u konsiderua si një nga superstarët e pakët në Indi e aftë për të arritur një sukses të jashtëzakonshëm pas mbështetjen e një mashkulli ‘hero’.
Prej moshës 4-vjeçare, ajo ka luatur filma në gjuhët Tamil, Telugu, Malayalam, Kannada dhe Hindi.
Fansa të shumtë janë mbledhur jashtë shtëpisë ë Sridevit në Mumbai, ndërsa lajmet për vdekjen e saj u përhapën.


Sigal