Kinë, Xi Jinping rizgjidhet president i vendit

695
Asambleja Kombëtare Popullore e Kinës zgjodhi sot në mëngjes, me votim të fshehtë, krerët e rinj të shtetit, njoftoi CRI.
Xi Jinping u rizgjodh si president i Republikës Popullore të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, me të gjitha votat pro.
Në të njëjtën kohë ligjvënësit zgjodhën Li Zhan Shu si kryetar të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore dhe Wang Qi Shan si zëvendëspresident të Republikës Popullore të Kinës.
Pas votimit u zhvillua dhe ceremonia e betimit mbi Kushtetutë.
Kjo është hera e parë që nga zbatimi i sistemit të betimit kushtetues që udhëheqësit kinezë betohen me njërën dorë mbi Kushtetutë përpara Asamblesë Kombëtare të Popullit.
Sigal