Sigal

KINE-Duket si një skenë e dalë nga një blockbuster apokaliptik, ky filmim i bërë në Kinë.

Një stuhi gjigande rëre ka goditur këto ditë qytetin e Golmud, në provincën kineze të Qinghai. Reja prej rërë afrohet me një shpejtësi 20metër/sekondë duke mbuluar gjithçka.

E ndodhur në rrafshnaltën tibetiane, Golmud është një qytet me kushte meteorologjike ekstreme.
Disa javë më parë, qyteti u mbulua nga reshje të dendura dëbore.