Kine, policia sekuestron sasinë më të madhe të kokainës në historinë e vendit

96
Kina sekuestroi 1,3 tonë kokainë, e ardhur nga Amerika e Jugut, sasia më e madhe e drogës e kapur ndonjëherë në shkallë kombëtare, njoftuan autoritetet.
“Policia e metropolit të Shenzhenit ndaloi 10 të dyshuar, pjesa më e madhe me origjinë nga territori kinez i Hong Kongut”, theksoi sot shërbimi i Sigurisë publike i provincës së Guangdongut. Hetimi kishte filluar në korrik 2017.
Autoritetet theksuan se kjo ishte sasia më e madhe e kokainës e sukuestruar ndonjëherë në vend.
Droga vinte nga një vend i Amerikës së Jugut dhe u zbarkua në një port të provincës.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Hsinhua, droga e sekuestruar arrinte vlerën e rreth një miliardë juan (130 milionë euro).
Sipas një raporti qeveritar që daton në vitin 2017, Kina numëron 2,5 milionë përdorues droge.