Kinë/ Paradë ushtarake në 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore

436
Kina ka festuar me një paradë spektakël 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe fitores kundër Japonisë.
Në Pekin ishin prezentë dhjetra krerë shteti, mes tyre Putin, Ban Ki moon presidenti i Koresë së Jugut Park Geun-hye.
Por mungoi Kim Jong- un i cili mësohet se ka anuluar në minutën e fundit ftesën i inatosur sepse nuk i është caktuar një trajtim i privilegjuar në krahasim me krerët e tjerë të shtetit.
Pekini tregoi muskujt e ushtrisë së tij, ndërsa përballë presidentit kinez Xi Jinping, janë prezantuar armët më të sofistikuara.
Në paradë parakaluan 27 trupa ushtarake dhe mjete të reja ushtarake të cilat janë në dispozicion të ushtrisë, 84 % e tyre I është prezantuar publikut për herë të parë kanë sfiluar 10 mijë ushtarë të Ushtrisë Popullore së bashku me 1000 ushtarë të forcave ushtarake aleate.
Në qiell fluturuan 200 avionë lufte, shumë prej tyre të ardhur nga province Liaoning.
Sigal