Kinë, miratohet ligji që lejon fëmijën e dytë në familje

77
Kina do ta nisë vitin 2016 me tre ligje të reja të miratuara. Asamblea Kombëtare e Popullit, organ legjislativ në Kinë, miratoi sot (27 dhjetor) ligjin që ishte në pritje që nga muaji tetor, që lejon çiftet të kenë dy fëmijë, duke i dhënë kështu fund epokës 35-vjeçare ku lejohej një fëmijë. Ligji i ri do të hyjë në fuqi në 1 janar të vitit 2016. Asamblea Kombëtare, gjithashtu miratoi sot në unanimitet ligjin e parë anti-terrorizëm të vendit për të luftuar terrorizmin brenda në Kinë si dhe për të kontribuar në sigurinë globale.

Deri tani, Kina nuk kishte një ligj specifik për terrorizmin, pasi ai përfshihej brenda ligjeve të përgjithshme të krimeve. Asamblea miratoi në mazhorancë edhe ligjin e parë të vendit kundër dhunës në familje, ligj i cili jep mbrojtje ligjore për viktimat e abuzimit brenda në familje që heshtin.