Kinë, festimet e Vitit të Ri mbyllen me përplasje në Hong Kong

488
Në Mong Kok të Hong Kongut celebrimet e Vitit të ri Hënor kanë përfunduar në përleshje dhe dhunë.
Dhe kjo situatë erdhi pasi policia ka tentuar të pastrojë tendat e paligjshme të ngritura në qytet, të cilat përgjithësisht shesin ushqime tradicionale dhe produkte të përdorura gjerësisht për festë.
Inspektorët e higjienës u përpoqen të largojnë shitësist ambulantë në dy nga rrugët kryesore të Mong Kokut, por kanë hasur në rezistencën e e tyre të cilët kanë qëlluar më tulla dhe sende të tjera të forta në drejtim të forcave policore dhe inspektorëve.
Policia përdor shkopinj gome, spraj të ndryshëm dhe madje qëlloi në ajër në mënyrë paralajmëruese.
44 persona , perfshirë policë dhe gazetarë u plagosën, teksa 23 u arrestuan.
Kjo është trazira më e madhe në Hong Kong që nga protestat masive pro-demokracisë në vitin 2014. Sipas policisë në mesin e protestuesve kishte edhe grupe të ashtuquajtura anti Pekin, të cilët thanë se protestojnë në mbrojtje të kulturës lokale.
Sigal